Irina Shayk dhe Adriana Lima shfaqen mahnitëse në kopertinën e Vogue - Bota Sot
Irina Shayk dhe Adriana Lima shfaqen mahnitëse në kopertinën e Vogue

Mediale Vip

Irina Shayk dhe Adriana Lima shfaqen mahnitëse në kopertinën e Vogue

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 00:05
Irina Shayk dhe Adriana Lima

Supermodelet e famshme botërore, Irina Shayk dhe Adriana Lima, kanë pozuar për faqen e parë të revistës, Vogue të Spanjës, për muajin gusht.

Kjo fotografi atraktive e tyre më pas është postuar edhe nga Shayk, në llogarinë e saj personale në Instagram.

“Kur femrat bashkohen dhe fuqizojnë njëra-tjetrën, ndodh magjia”, ka shkruar Irina, në postimin e saj, duke e etiketuar Adriana Liman si motër. Bukuroshet shfaqen tejet në formë, derisa duket se kanë ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën.

Shayk, këtë muaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga partneri i saj, Bradley Cooper, ndërsa bukuroshja braziliane është parë në krah të biznesmenit turk, Emir Uyar.

Lidhja e saj pason pas ndarjes nga shkrimtari i njohur turk, Metin Hara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...