Aktorja e njohur dhe ish-e dashura e saj nisin sherr publik në ‘Twitter’, zbulohet arsyeja

Mediale Vip

Aktorja e njohur dhe ish-e dashura e saj nisin sherr publik në ‘Twitter’, zbulohet arsyeja

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 07:12
Bella Thorne dhe Tana

Të gjithë sytë e publikut ditën e sotme janë drejtuar nga Bella Thorne dhe ish-e dashura e saj Tana. Dy bukuroshet kanë qenë të lidhura për disa muaj, derisa u ndanë me mirëkuptim dhe secila vazhdoi jetën e saj me lidhje të tjera. Por krejt papritur, mes dy vajzave ka nisur një debat publik në ‘Twitter’ dhe arsyeja mendohet se është fakti që Tana është parë duke dalë me ish-in e Bellës.

“Tana dhe unë i kemi prishur marrëdhëniet. Ajo theu ‘kodin e vajzave’ dhe unë i kam dhënë fund”, shkroi aktorja e njohur.

Ish-e dashura nuk vonoi të përgjigjet duke lënë të kuptohet se nuk e di çfarë po ndodh.

Image

Debati ka vazhduar me akuza nga secila palë dhe siç duket, dy bukuroshet i kanë dhënë fund raportit të mirë.

Image

Fansat janë habitur, pasi Bella është shfaqur e prekur për çdo gjë që ka pasur lidhje me Tanën. Rasti i fundit ishte kur ish-partnerja e saj shpalli fejesën me një nga djemtë më simpatike të showbiz-it, Jake Paul. Thorne në atë kohë u shfaq e përlotur dhe në gjendje shumë të rëndë emocionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat