Ermal Mamaqi flet për largimin nga Klan dhe a do vazhdojë më “Xing” - Bota Sot
Ermal Mamaqi flet për largimin nga Klan dhe a do vazhdojë më “Xing”

Mediale Vip

Ermal Mamaqi flet për largimin nga Klan dhe a do vazhdojë më “Xing”

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 08:54
Ermal Mamaqi

Moderatori, producenti dhe aktori Ermal Mamaqi së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmeve që kanë qarkulluar, disa prej të cilave flisnin për një largim të tij nga TV Klan e të tjera vinin në pikëpyetje vazhdimin e emisionit “Xing me Ermalin”.

Ermali ka folur këtë të enjte për herë të parë lidhur me këto lajme i ftuar në emisionin “Treshat”.

“A do vazhdojë ‘Xing me Ermalin’ sezonin e ardhshëm?”, e pyeti Bora ndërsa Ermali iu përgjigj: “Do vazhdojë patjetër, besoj”.

“Do të vazhdojë në Klan?”, e pyeti Bora.

“Po, besoj, patjetër në Klan”, iu përgjigj Ermali.

“Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë edhe një gjë tjetër?”, vazhdoi Bora.

“Po, mund të jetë një gjë tjetër”, u përgjigj Ermali duke e lënë përgjigjen evazive nëse do ndryshojë televizion apo sezonin e ri do sjellë një emision të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...