Më të dashuruar se kurrë, Afrona i bën Bleros urimin më të bukur për ditëlindje - Bota Sot
Më të dashuruar se kurrë, Afrona i bën Bleros urimin më të bukur për ditëlindje

Mediale Vip

Më të dashuruar se kurrë, Afrona i bën Bleros urimin më të bukur për ditëlindje

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 09:56
Afrona dhe Blero

Afrona Dika dhe Blero janë një nga çiftet e showbiz-it që e shprehin pa hezitim dashurinë në publik.

Ata ndajnë shpeshherë foto dhe video nga momentet që kalojnë pranë njëri-tjetrin, qofshin këto gjatë udhëtimeve që bëjnë, apo eventeve të ndryshme.

Kur ora shënoi 00:00 mbrëmjen e djeshme, Afrona publikoi një foto në ‘Instagram’ ku shfaqej pranë Bleros dhe krahas fotos një urim shumë romantik për ditëlindjen e këngëtarit.

“Premtoj të vazhdoj të bie në dashuri me ty sërish dhe sërish, pavarësisht se sa milje mund të na ndajnë.

Gëzuar ditëlindjen mashkulli im, e ardhmja ime, dashuria ime. Të dua”, ka shkruar Afrona. Kujtojmë se pak nga pak, Afrona dhe Blero do të shkojnë drejt altarit, pasi dyshja ka vendosur t’i japë fund beqarisë në datën 21 shtator. Përsa i përket planifikimit të dasmës, duket se çdo gjë është gati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...