Reperi i njohur ende në burg në Suedi, presidenti Trump dhe Kim Kardashian i dalin në mbrojtje - Bota Sot
Reperi i njohur ende në burg në Suedi, presidenti Trump dhe Kim Kardashian i dalin në mbrojtje

Mediale Vip

Reperi i njohur ende në burg në Suedi, presidenti Trump dhe Kim Kardashian i dalin në mbrojtje

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 10:10
Kim Kardashian, Kanye West, Donald Trump, A$AP Rocky

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë thënë se Donald Trump është duke ndihmuar në lirimin e reperit A$AP Rocky.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe kësaj radhe e ka mbështetur Kim Kardashian në fushatën që e ka përkrahur edhe ajo për ta liruar A$AP Rocky nga burgu në Suedi.

Reperi u arrestua në Stokholm me 3 korrik, me dyshim për sulm fizik pas një grindje midis rrethit të tij dhe një njeriu tjetër.

Reperi kishte theksuar se ishte duke u përballur me kushte ‘çnjerëzore’ në burg, duke nxitur një numër të madh të politikanëve, muzikantëve e fytyrave të njohura që të protestojnë për lirimin e tij. 

Kanye me sa duket e inkurajoi Kimin të shkonte tek dhëndri i Presidentit, këshilltar i lartë Jared Kushner, për ndihmë. Kim, e cila po përgatitet të jetë avokate, tashmë ka marrëdhënie me Kushnerin për shkak të punës së saj të mëparshme në reformën e drejtësisë penale.

Kushner supozohet se ka sjellë situatën e A$AP në vëmendjen e Trump.

Image

E pasi që ky rast ka marrë edhe vëmendjen e presidentit Trump, duket se së shpejti do të ketë një zgjidhje përfundimtare për reperin e arrestuar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...