Me pushime larg njëri-tjetrit, Arbana i thotë publikisht Eduartit se i mungon

Mediale Vip

Me pushime larg njëri-tjetrit, Arbana i thotë publikisht Eduartit se i mungon

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 12:18
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Ka disa muaj që po përflitet për çiftin e ri të showbiz-it shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Edhe pse moderatorja dhe regjisori nuk kanë reaguar asnjëherë në lidhje me këto lajme, ata shpeshherë janë fotografuar së bashku.

Gjithashtu nuk kanë munguar as dedikimet për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Pas pushimeve të përbashkëta në Barcelonë, ku ishin me stafin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, dyshja është sërish me pushime por tani të ndarë.

Moderatorja e e njohur ndodhet me pushime me familjen e saj. Nga ana tjetër, në një postim në profilin e tij në “Instagram”, regjisori i njohur ka zbuluar se ndodhet Mykonos të Greqisë.

Në foton e publikuar nga Eduarti, nuk ka munguar komenti i Arbanës, e cila i thotë publikisht se i mungon. Regjisori ia kthen njësoj: “Edhe ti mua”, duke i shprehur kështu ndjenjat njëri-tjetrit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat