“Mos u ngopshi!”, Vilma Masha revoltohet keq me…

Mediale Vip

“Mos u ngopshi!”, Vilma Masha revoltohet keq me…

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:47
Vilma Masha

Ka shumë gjëra që mund ta nervozojnë një bukuroshe në mesditë, por ndoshta asgjë më shumë se sa një gjobë e padrejtë makine. Sot i ka rastisur moderatores së “Supersport” Vilma Mashës, që të përballet me një gjobë të padrejtë nga policia bashkiake e Tiranës.

Në profilin e saj në “Instagram”, Vilma Masha ka publikuar gjobën, së bashku me mesazhin e prenotimit të parkimit. Sipas moderatores, nuk ishte mbushur ende 1 orë nga parkimi, por policët e kanë gjobitur gjithsesi me 10 mijë lekë të vjetër gjobë.

Natyrisht, më shumë se sa shuma e gjobës, ajo që e ka acaruar më së shumti është moskorrektësia e punonjësve, pasi sipas Vilma Mashës duheshin edhe 2 minuta që të përfundonte orari i parkimit, por ajo ka qenë e përpiktë.

“Mos u ngopshi!”, ka qenë postimi i saj së bashku me fotot ku tregon se është gjobitur pa të drejtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat