Selena Gomez ka kaluar ditët e fundit si 26-vjeçare në dasmën e kushërirës, Priscilla DeLeon me bashkëshortin, Jay Cosme. Ajo ka qenë në Dallas mbrëmjen që kaloi dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj, një fustan të gjatë të zi, mbas trupit dhe me shpatulla jashtë.
Selena ka pozuar së bashku me disa nga pjesëtarët e tjerë të familjes dhe në fund të mbrëmjes ka mbajtur një fjalim, ku ka thënë fjalët më të bukura për Priscilla-n.
“Ti më ke mësuar të jem e fortë”, dëgjohet të thotë këngëtarja dhe e mbyll fjalimin me fjalët “Të dua”.
Selena ka pasur një rol të rëndësishëm në dasmën e kushërirës, pasi i ka blerë asaj fustanin e ëndrrave, të paktën kështu ka zbuluar kushërira e saj në vitin 2017, si dhe organizoi festën më të bukur të beqarisë në Punta Mita, Meksikë në hotelin e njohur ‘Four Seasons’.