Dënohet aktorja turke për fyerje të Erdogan - Bota Sot
Dënohet aktorja turke për fyerje të Erdogan

Mediale Vip

Dënohet aktorja turke për fyerje të Erdogan

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 08:16
Rexhep Tajip Erdogan, Zuhal Olcay

Gjykata e Apelit në Turqi dënoi me 11 muaj dhe 20 ditë burg për aktoren dhe këngëtaren Zuhal Olcay për fyerje të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Autoritetet filluan një hetim në Olcay në vitin 2016, pasi morën një ankesë se këngëtarja ndryshoi tekstet e këngëve dhe se përdori gjeste për të fyer Erdogan në një koncert në Stamboll.

Në tekstet e ndryshuara të këngëve ajo shprehej: "Rexhep Tajip Erdogan, është bosh, është gënjeshtër. Jeta do të mbarojë një ditë dhe do të thuash ‘Unë kisha një ëndërr’."

Në dëshminë e saj, Olcay u shpreh se ka ndryshoi tekstin sepse emri i presidentit përshtatej me rimën.

Prokurorët kërkuan dënim 4-vjeçar për Olcay. Por një gjykatë në Stamboll e dënoi vitin e kaluar për 11 muaj dhe 20 ditë burg, por e pezulloi atë.

Avokatët e Erdoganit e apeluan vendimin, duke kërkuar që të vihej në fuqi vendimi për dënimin e aktores.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...