Dua Lipa paralajmëron ardhjen në Prishtinë, e mbështjellur me flamurin kuq e zi

Mediale Vip

Dua Lipa paralajmëron ardhjen në Prishtinë, e mbështjellur me flamurin kuq e zi

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 10:21
Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa është prej këngëtareve shqiptare më të njohura në arenën ndërkombëtare muzikore, ajo me shifrat e ‘frikshme’ ka kaluar gjitha këngëtaret tjera duke korrur suksese me muzikën e saj e cila po dëgjohet gjithandej nëpër botë.

Ka qenë babai i Duas, Dukagjin Lipa që ka paralajmëruar se edhe vajza e tij do të jetë pjesë e festivalit Sunny Hill, që është organizuar nga ai dhe do të mbahet me 2,3,4 gusht në Prishtinë.

E së fundmi edhe vetë këngëtarja Dua Lipa ka paralajmëruar për ardhjen e saj.

Image

“Më pak se dy javë deri në fillimin e Sunny Hill Festival”: Ka shkruar këngëtarja e mbështjellur me flamurin kuq e zi, duke u treguar miliona ndjekësve të saj me krenari prejardhjen shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat