Aktorja pendohet për 2 nga tatuazhet e saj, ja çfarë janë!

Mediale Vip

Aktorja pendohet për 2 nga tatuazhet e saj, ja çfarë janë!

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:07
Jessica Alba

Aktorja e njohur e Hollywood, Jessica Alba ka disa tatuazhe në trupin e saj, por ama ka shprehur hapur pendesën për 2 prej tyre.

Krahas shenjave të horoskopit të 3 fëmijëve të saj dhe konstelacionet e tyre, Alba dëshiron të mos kishte “gdhendur” në trupin e saj 2 tatuazhe vendimin për të cilat e ka marrë në rininë e saj dhe këtë e ka treguar hapur në një intervistë të dhënë për Refinery 29.

“Kam disa tatuazhe, dhe pendohem për një prej tyre… ndoshta dy.”- ka treguar ajo
Tatuazhi i parë është një fjongo që është pozicionuar poshtë kurrizit, në pjesën e fundshpinës…

Image

…ndërsa tjetri është një lule pas qafës që ndonëse prej kohësh po përpiqet ta heqë me lazer nuk po mundet.

“E kam bërë kur isha 17 vjeç dhe jam shumë e nervozuar. Jam munduar ta heq me lazer shumë herë dhe nuk po fshihet. Do të doja shumë të kisha menduar diçka që do ishte domethënëse për gjithë kohën.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat