Sekreti i lëkurës së freskët të Leonora Jakupit janë këto maska në kushte shtëpie

Mediale Vip

Sekreti i lëkurës së freskët të Leonora Jakupit janë këto maska në kushte shtëpie

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:56
Leonora Jakupi

E ftuar në "Mirage", Leonora Jakupi foli për jetën private (lexoni këtu), por edhe për sekretet e saj të bukurisë. Leonora ka dalluar gjithmonë për pamjen e freskët e lëkurën perfekte dhe e gjithë kjo është rezultat i përkujdesjes që ajo tregon ndaj lëkurës. Këngëtarja është shprehur se ajo bën shpesh maska në kushte shtëpie dhe më e rëndësishmja, nuk fle kurrë me make up.

"Gjenetika luan rol të madh, por edhe mirëmbajtja. Asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, nuk kam fjetur gjumë pa e hequr make up-in. Gjithmonë e kam hequr make up-in, kam përdorur maska dhe kur kam pasur mundësi gjithmonë kam praktikuar këto maskat tradicionale", -është shprehur ajo.

Sipas Leonorës, këto janë maskat që për atë kanë dhënë efekt dhe jua sugjeron edhe juve.

-Maskë me të verdhën e vezës, me limon dhe me mjaltë. E mban 10-15 minuta në fytyrë.

-Scrub me të bardhën e vezës dhe me sheqer.

-Maskë me sodë buke.

Kjo e fundit nuk këshillohet të përdoret shumë shpesh, sepse mund të acarojë lëkurën, po është shumë efektive sidomos për lëkurat e yndyrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat