“Pse ekspozon gjithmonë format në videoklipe?”, Enca ka përgjigjen e duhur për fansen e saj

Mediale Vip

“Pse ekspozon gjithmonë format në videoklipe?”, Enca ka përgjigjen e duhur për fansen e saj

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:59
Enca Haxhia

Enca është një nga emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar, jo vetëm për shkak të talentit të saj në muzikë, por edhe për shkak të karakterit të saj të drejtpërdrejtë dhe sigurisht, format e saj trupore. Ditën e sotme, një nga fanset e saj e ka pyetur në lidhje me videoklipet e saj provokative dhe me faktin që gjithmonë ekspozon gjoksin në to dhe Enca si gjithmonë me pozitivitetin e saj, i ka kthyer përgjigjen e duhur. “Le të themi që gjoksi nuk është si qenushi që e nxjerrim nga shpia kur të duam. Ne vajzat me gjoks të madh e kemi aty gjithë kohën dhe duam sduam bie gjithmonë në sy! Gjithashtu kjo ishte pjesë e një klipi ku xhiruam NË PLAZH me bikini. Unë kam veshur fustan. Edhe nëse do vishja diçka të mbyllur gjoksi im sërish do te binte në sy. Jetë të gjatë gjoksit të madh”, ka shkruar këngëtarja në koment, të cilin më pas e ka publikuar dhe në ‘Instastory’ duke treguar mbështetje për të gjithë vajzat me të njëjtin ‘problem’. Enca komentohet gjatë gjithë kohës në media për shkak të fotove dhe videoklipeve provokative, por ajo gjithmonë di si t’i përballojë komentet negative.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat