E bukur, sensuale, trup peshku me një tatuazh të madh të shqiponjës në shpinën e saj janë vetëm disa prej karakteristikave të vajzës nga Vushtrria.
Suzana Tahiri, e njohur për publikun prej disa vitesh është modelja e cila vazhdoi suksesshëm karrierën e saj, duke u angazhuar në sfilita, reklama e fotosesione të shumta.
Imazhi i saj ishte dhe vazhdon të jetë mjaft prezent, për shkak të bukurisë dhe veçantisë që e karakterizon.
Suzana viteve të fundit është komentuar shumë edhe për tatuazhin në shpinë, shqiponjën dy krenare, që qëndron stoikisht në shpinën e bukuroshes vushtrriase.
Çdo 28 nëntor, imazhi i saj aktualizohet shumë dhe shpina e saj me tatuazhin e madh mund të shihet kudo.
Suzana tashmë është bë simbol i femrës shqiptare?
Ajo është edhe e shkolluar, dhe pritet që të doktori në Shkencat Politike dhe tashmë është anëtarë e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri ku synon të arrinë në majat më të larta në politikën e Kosovës.
Synimi i saj është që të arrij majat në politikë.
Ajo madje ka edhe një plan që të bëj një tatuazh të presidentit Hashim Thaçi dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.