Jonida Maliqi dhe Bora Zemani, çfarë i bashkoi në Dhërmi!

Mediale Vip

Jonida Maliqi dhe Bora Zemani, çfarë i bashkoi në Dhërmi!

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:29
Jonida Maliqi, Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj

E shfaqur në plazh me tatuazhet e shumta pas shpine, Jonida Maliqi ka disa ditë që po kalon pushimet në jug të vendit.

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe Bora Zemani presin thjesht ndonjë zyrtarizim e ndoshta të bëhen në të ardhmen kunata me njëra-tjetrën

Dy vëllezërit aktorë humori, Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj, po kalojnë këto ditë pushimi në vendlindjen e tyre, Vlorë, apo edhe në plazhet e preferuara disi më poshtë, deri në Sarandë.

Jonida Malaqi pranoi më herët lidhjen me Romeo Veshaj, ndërsa ajo ka ditë që ndodhet në Vlorë. Por nga andej ka ftuar edhe Bora Zemanin, e cila u është bashkuar treshes në ditët e fundit.

“Ydha, ydha,” ka qenë përgjigja e Bora Zemanit, pas fotos që Jonida i dërgoi bashkë me Romeon e Donaldin. Ka dashur të shkrujë “yje, yje”, gjithsesi pas shumë peripecish dhe diskutimesh nëse Donald Veshaj e Bora Zemani janë në lidhje, tani e tutje nuk ka më diskutime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat