Bebe Rexha e thotë troç: Jam e egër në shtrat

Mediale Vip

Bebe Rexha e thotë troç: Jam e egër në shtrat

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:27
Bebe Rexha

Bebe Rexha thotë se është ‘e egër në shtrat’.

Bebe Rexha thotë se nuk ka orgazma të rreme, sepse është “e egër në shtrat”.

Kur është fjala për dhomën e gjumit, këngëtarja tregon se në të kaluarën e ka ndarë shtratin me njerëz që nuk e kanë kënaqur, por këmbëngul se ajo nuk përgënjeshtron orgazmat sepse nëse ajo nuk është e lumtur ajo do të sigurohet që edhe partneri i saj ta kuptojë këtë.

Duke folur me DJ Jax Jones për përvojën e saj në dhomën e gjumit në Radio House Radio në Beats 1, Bebe tha: Dëgjo, kam qenë në situata ku më besoni, personi është i mrekullueshëm, por vetëm, pjesa e krevatit …jo aq e kënaqshme…ai nuk arrin në cakun kyç”.

Ndërsa e pyetur se a aktrojnë një pjesë e femrave kur përjetojnë orgazmë, këngëtarja u përgjigj “Sinqerisht, unë jam e egër në shtrat. Unë nuk gënjej… nuk më intereson, unë e them nëse nuk jam e lumtur”.

Bebe Rexha shumë herë ka folur edhe publikisht lidhur me faktin që askush nuk është i përsosur, pasi kishte pranuar shumë kritika për peshën.

Madje, në një ‘tweet’ kishte thënë se ka pasur rast kur një koment i keq ia kishte prishur ditën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat