Pushime dhe festë në det me flamurin grek, Butrint Imeri i “dehur” nga suksesi!

Mediale Vip

Pushime dhe festë në det me flamurin grek, Butrint Imeri i “dehur” nga suksesi!

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:51
Butrint Imeri

Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të viteve të fundit dhe më të pëlqyerit nga të rinjtë shqiptarë.

Pas shumë koncerteve dhe hiteve gjatë vitit të fundit, ai ke vendosur të kalojë disa ditë pushimi në Greqi, në pritje të projekteve të radhës.

Butrint Imeri është shfaqur në ishujt grek, krah një miku të tij, në një jaht privat, duke lundron në një ishull të Greqisë.

Ajo që bie në sy është që ai lundron dhe feston në jaht me flamurin kombëtar të Greqisë.

Anijet nuk e kanë detyrim ligjor të mbajnë flamur, ndërsa besohet se grekët e bëjnë këtë për shkak të nacionalitetit të tepruar?

Shtrohet pyetja, po nëse Butrinti do të preferonte të vinte një flamur shqiptar, pasi ai e kishte marrë me qira jahtin, e sigurisht ta hiqte pastaj kur ta dorëzonte, a do të pranohej kjo nga grekët!? Thonë se suksesi i shpejtë bën shpesh njerëzit edhe të verbër, çka do të thotë se Butrinti as e ka vënë re detajin, duke i bërë kështu “reklamë” ndoshta edhe pa dashje simboleve greke.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat