I përmendi pronat e gjyshes, Ilda Bejleri 'kapet' me ndjekësin : Na zutë tokat dhe s’po na lini....

Mediale Vip

I përmendi pronat e gjyshes, Ilda Bejleri 'kapet' me ndjekësin : Na zutë tokat dhe s’po na lini....

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:54
llda Bejleri

llda Bejleri padyshim është një nga gazetaret sportive me karrierën më të gjatë në televizion,si dhe një imazh shumë I rëndësishëm I kompanisë “DigitAlb”.

Së fundmi, Ilda është bërë majft aktive në rrjete sociale dhe pak ditë më parë zhvilloi një sesion me pyetje – përgjigje me ndjekësit e saj.

Një nga pyetjet që tërhoqi shumë vëmendje mediatike ishte ajo se si Ilda ia menaxhonte të blinte një orë “Rolex” me rrogën e saj.

Gazetarja për herë të parë vendosi ta shpjegonte njëherë e mirë burimin e të ardhurave të saj:

“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë”.

Por duket se kjo përgjigje e Ildës, i ka hedhur edhe më ‘benzinë zjarrit’, pasi replikat mes saj dhe ndjekësve kanë vijuar pa ndalur.

'Aman dhe një herë si ishte ajo historia e gjyshes ‘tironce’ dhe me tradita që të mundësonte Rolex…ahahaah ke lënë batutën e shekullit”; i shkruan Ildës një prej komentuesve, i cili mori menjëherë një përgjigje nga moderatorja.

Image

“Ke noj pronë ti?? Që u shkrive! Apo na zutë gjithë tokat e s’po na na leni me ble një Rolex. Duhet me ju mor leje juve”; i shkruan Bejleri me theks tironc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat