“Super seksi”, Jona Spahiu publikon foton e parë me bikini pas lindjes së djalit

Mediale Vip

“Super seksi”, Jona Spahiu publikon foton e parë me bikini pas lindjes së djalit

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 19:17
Jona Spahiu

Në shtator të vitit të kaluar, moderatorja Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e quajti Raiden dhe herë pas here publikon foto të tij në rrjetet sociale.

E teksa  kanë kaluar 10 muaj që kur solli në jetë të voglin e saj, Jona ka vendosur që ndjekësve të saj të shumtë t’i tregojë për herë të parë trupin e veshur me bikini.

Në foton e publikuar në profilin e saj në “Instagram”, duket se moderatorja e ka rikuperuar tërësisht veten nga lindja dhe duket më në formë se kurrë.

Menjëherë në foton e saj kanë nisur komentet e shumta, duke e komplimentuar moderatoren për format. “Super seksi. Bomba. Flakë”, janë disa komentet që kanë bërë ndjekësit e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat