Pasi publikoi sozinë e saj, Rihanna merr mesazhin special nga vogëlushja

Mediale Vip

Pasi publikoi sozinë e saj, Rihanna merr mesazhin special nga vogëlushja

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 19:33
Rihanna

Ditën e djeshme, ylli i muzikës pop, Rihanna publikoi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto të një vajze të vogël të quajtur Honey e cila dukej se ishte një kopje e këngëtares. Me flokët e zinj, sytë ngjyrë jeshil, fytyrën e mprehtë vajza dukej si një kopje e artistes kur ka qenë në moshë të vogël.

“Për pak sa nuk më ra telefoni nga dora. Si ka mundësi?”, shkroi Rihanna bashkangjitur fotos së publikuar në rrjete sociale. Menjëherë pas këtij momenti komentet e fansave të cilët konfirmonin ngjashmërinë e tyre ishin të shumta. Ndërsa ditën e sotme Honey ka zgjedhur të ripublikojë foton e hedhur nga Rihanna, bashkangjitur një shkrimi ku ka treguar mirënjohjen e saj.

“Faleminderit Rihanna që e publikove foton time. Kam dashur gjithmonë të jem një modele”, ka shkruar e vogla në llogarinë e saj. Ajo çfarë ka rënë në sy pas këtij momenti ka qenë dhe numri i ndjekësve të cilët janë rritur menjëherë ne adresën e ‘Instagram-it’ së vogëlushes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat