Surprizë! Aktorja e njohur është në pritje të fëmijës së dytë

Mediale Vip

Surprizë! Aktorja e njohur është në pritje të fëmijës së dytë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 06:41
Anne Hathaway

Anne Hathaway ka dhënë lajmin e mrekullueshëm të pritjes së ëmbël me anë të një postimi në ‘Instagram’.

Ajo surprizoi të gjithë fansat duke postuar një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar kështu se shumë shpejt do bëhet nënë për herë të dytë.

36-vjeçarja ka shpjeguar fillimisht se kjo foto nuk lidhet me asnjë film, por është reale.

“Nuk është për një film. Duke lënë shakatë mënjanë, të gjithë ju që keni probleme me infertilitetin, dua t’ju them se nuk ka qenë e thjeshtë as për mua të pres një tjetër foshnje. Ju dërgoj shumë dashuri”, shkruan ajo krahas fotos me barkun e rritur dukshëm. Shumë shpejt pritet që bebi i dytë për Anne dhe bashkëshortin e saj Adam Shulman të vijë në jetë dhe çifti nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat