Familja Gjebrea nis pushimet, Arditi na prezanton me ‘dy motrat’ dhe dashurinë e pakushtëzuar

Mediale Vip

Familja Gjebrea nis pushimet, Arditi na prezanton me ‘dy motrat’ dhe dashurinë e pakushtëzuar

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 09:02
Familja Gjebrea

Familja Gjebrea është bashkuar për t’u nisur drejt Vienës në Austri. Të gjithë së bashku kanë nisur pushimet duke zbuluar kështu edhe destinacionin e parë. Siç ka treguar moderatori i njohur Ardit Gjebrea, ata kanë bërë një tur në qytetin e njohur duke vizituar vendet më të veçanta.

Detajet nga eksperienca si turistë janë zbuluar nga fotot e publikuara prej tij. Në qendër të së parës që ai ka ndarë me ndjekësit, ku fokusi është tek vajza dhe bashkëshortja, ai ka shkruar: “Dy shoqet’, duke treguar kështu gjithçka për raportin perfekt që kanë nënë e bijë me njëra-tjetrën.

Foto të tjera kanë pasuar, ndër to edhe një e Jonit me Anën e vogël ku shkruhet : “Dashuri e pakushtëzuar”. Pak ditë më parë Arditi ka mbyllur një tjetër sezon të suksesshëm televiziv dhe e gjithë vera, siç ka bërë me dije vetë ai, do i kushtohet së voglës dhe familjes së tij. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat