Akuzat për ngacmim seksual, hidhet poshtë çështja ndaj Kevin Spacey

Mediale Vip

Akuzat për ngacmim seksual, hidhet poshtë çështja ndaj Kevin Spacey

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 11:54
Kevin Spacey me avokatin e tij

Prokurorët në shtetin amerikan të Masaçusetsit kanë hedhur poshtë një çështje penale kundër Kevin Spacey.

Aktori u akuzua për ngacmimin e një 18-vjeçar në një bar në vitin 2016.

Por sulmet për sjellje të pahijshme dhe ngacmim u  hodhën poshtë të mërkurën pasi akuzuesi refuzoi të dëshmonte për një telefon të humbur, që mbrojtja tha mund të provonte pafajësinë e aktorit.

Spacey është përballur me disa akuza për sjellje të pahijshme seksuale, por kjo ishte e vetmja që rezultoi në një çështje penale.

Akuzat datojnë që tre vjet më parë, ku akuzuesi thotë se Spacey i bleu alkool dhe e ngacmoi në një bar në ishullin e Nantucket.

Akuzuesi tha se kishte humbur telefonin që përdori gjatë natës së sulmit të supozuar.

Avokatët e Spacey e akuzuan se fshiu mesazhet dhe thanë se telefoni mund të përdoret për të provuar pafajësinë e klientit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat