Meek Mill rikthehet në gjyq të ri pas 11 vjetësh betejë ligjore

Mediale Vip

Meek Mill rikthehet në gjyq të ri pas 11 vjetësh betejë ligjore

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 12:32
Meek Mill

Reperi i famshëm amerikan, Meek Mill, i është nënshtruar një procesi gjyqësor të ri mbi akuzat për drogë dhe armë, veprat të cilat datojnë në vitet e tij adoleshente.

Tre gjyqtarë në Pensilvani vendosën se kishte probleme të besueshmërisë me gjyqin e tij fillestar në vitin 2008.

Reperi, i cili u burgos në vitin 2017 për një shkelje të vogël, tani po përballet me drejtësinë për vepra kriminale.

Ai është mbështetur nga të famshmit dhe aktivistët, të cilët thonë se sistemi i trajton më pak ashpër pakicat pasi Mill nisi një fushatë për trajtim më të mirë ndaj personave të kësaj kategorie.

Meek Mill, emri i të cilit është Robert Rihmeek Williams, tha se 11 vitet e fundit kishin qenë sfiduese “mendërisht dhe emocionalisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat