Ava Max flet me emocion pasi u nominua për herë të parë në “VMA”

Mediale Vip

Ava Max flet me emocion pasi u nominua për herë të parë në “VMA”

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:48
Ava Max

Ava Max ka shënuar një sukses të ri në karrierë.

Së fundi janë shpallur nominimet për “MTV VMA”, ku edhe këtë vit në listë gjenden disa artiste shqiptare.

Është fjala për Bebe Rexhën dhe Dua Lipën, por për herë të parë në listën e nominimeve hyri edhe Ava Max.

Ajo është nominuar në kategorinë “Artistja më e mirë e re”, ndërsa përmes një postimi në Instagram, u shpreh shumë e emocionuar për këtë gjë.

“Faleinderit @mtv   Nuk mund të besoj që jam nominuar për herë të parë në VMA. Wow. Wow…ëndrrat bëhen realitet. Pas disa vitesh refuzim, në një mënyrë kam arritur në këtë pikë. Mezi pres të ndajë këngët e reja me ju. Jam aq mirënjohëse përtej fjalëve dhe në një mënyrë jam duke përpunuar gjithçka që ka ndodhur gjatë vitit të kaluar. Ju dua shumë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Ava Max është artiste shqiptare që po shënon suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare, këngët e saj po qëndrojnë për javë të tëra në tabelat muzikore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat