Këngëtarja libaneze mahnitet nga “Baresha”, Elhaida Dani përpiqet t’i mësojë këngën

Mediale Vip

Këngëtarja libaneze mahnitet nga “Baresha”, Elhaida Dani përpiqet t’i mësojë këngën

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 06:52
Elhaida Dani

Elhaida Dani prej muajsh po udhëton në shtete të ndryshme të botës duke qenë se është pjesë e kastit të muzikantëve të ‘musical-it’ “Notre Dame de Paris”.

Artistja shqiptare ka njohur shumë miq të rinj dhe pjesën më të madhe të kohës e ndan bashkë me ta. Pavarësisht se Elhaida është zhvendosur për të jetuar në Itali dhe po shëtit të gjithë botën, nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj.

Pak ditë më parë ajo publikoi në ‘Instagram’ një video në të cilën shihej duke kënduar këngën më të famshme shqiptare “Baresha” dhe duket se po përpiqet që t’ua mësoj edhe miqve të saj të huaj.

Dani ka treguar se një shoqe nga Libani, Hiba Tawaji, e cila është këngëtare e njohur në vendin e saj dhe në gjithë Arabinë, e ka pëlqyer shumë këngën në fjalë.

Duke qenë se e ka tërhequr aq shumë ritmi i këngës, mikesha e Elhaidës është përpjekur ta mësojë “Bareshën” me ndihmën e këngëtares shqiptare. Dani ka postuar në ‘Instastory’ videon e Hibas dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Shoqes sime libaneze i pëlqeu shumë kënga dhe po e mëson. Hiba Tawaji po këndon shqip! Të dua shumë Hibou”.

Gjithashtu ajo ka paralajmëruar se ndoshta së bashku me miken e saj mund ta sjellë “Bareshën” në një version të ripunuar me zërat e tyre. Hiba njësoj si Elhaida ka qenë pjesëmarrëse në “The Voice”, por ndryshe nga këngëtarja shqiptare ajo ka konkurruar në Francë dhe nuk ka mundur të renditet në vendin e parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat