Elvana publikon fotot pa make-up, Ermali ka diçka për t’i thënë: Vdektë…

Mediale Vip

Elvana publikon fotot pa make-up, Ermali ka diçka për t’i thënë: Vdektë…

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 12:14
Elvana Gjata

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, ka vendosur së fundmi që të publikojë në profilin e saj në “Instagram” dy fotografi ku shfaqet pa make-up.

Bashkëngjitur me fotot, Elvana shkruan se kjo është periudha e preferuar për të, pasi po merret me provat dhe turin.

Këto pamje janë pritur mjaft mirë nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë komplimentuar për bukurinë që ka. Por komenti që ka rënë më shumë në sy, është ai i mikut të saj, Ermal Mamaqi.

“Zemra mamit. Vdektë mami për ty… sh bukur ke dal mam. Bravo.”, i komenton Ermali, duke bërë të qeshin ndjekësit e Elvanës.

Ndërkohë kjo e fundit nuk i ka kthyer ende përgjigje komentit të Ermalit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat