Reperi i famshëm lidhet me ish-të dashurën e djalit të tij

Mediale Vip

Reperi i famshëm lidhet me ish-të dashurën e djalit të tij

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:45
Diddy është në një marrëdhënie me ish të dashurën e të birit.

Prej ditësh në mediat rozë amerikane ka bërë bujë një lajm ku thuhet se reperi i njohur, Diddy është në një marrëdhënie me ish të dashurën e të birit.

Mediat e huaja raportojnë se pas ndarjes së Lori Harvey nga i biri i reperit, Diddy dhe Lori janë parë shumë shpesh së bashku duke mbështetur njëri-tjetrin në çështjet profesionale dhe private, dhe një foto e kapur mat duket se i ka përforcuar edhe më dyshimet.

Ata janë fotografuar në Soho teksa shfaqeshin të veshur njësoj, ndërsa historia ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale, si dhe janë krijuar shumë meme ku shprehen se Lori e la Justinin si të dashur vetëm për t’u bërë njerka e tij.

Kujtojmë se Diddy është baba i tre fëmijëve dhe bashkëshortja e tij ndërroi jetë në janar të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat