Oriolës ia hakuan Instagramin, modelja shokohet me atë çfarë i kanë postuar

Mediale Vip

Oriolës ia hakuan Instagramin, modelja shokohet me atë çfarë i kanë postuar

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 08:34
Oriola Marashi

Oriola Marashit ia hakuan mbrëmë Instagramin.

Modelaj e njohur shqiptare, Oriola Marashi, mbrëmjen e djeshme është përballur me diçka jo fort të këndshme.

Asaj ia kanë hakuar llogarinë në Instagram dhe i kanë bërë postime të cilat i kanë shokuar të gjithë.

Në postime thuhej se kinse vetë Oriola ka shkruar se shkon në shtrat me lekë së bashku me Kejvinën, e më pas nuk ka munguar reagimi i modeles nëpërmjet Instagramit ku edhe ka treguar se Instagrami i saj është hakuar.

Image

“Kjo foto eshte bere 5 minuta para. E dashur Jeta Osh Qef dhe portalet e tjera te lajmeve, “gazetaret” e te cileve moren disa minuta nga jeta e tyre e pakuptimte per te shkruar dhe per t’u thene lexuesve qe Oriola Marashi ka dale nga binaret, dhe pret oferta serioze per seks me leke,

Po ju drejtohem juve qe ta marrin vesh edhe te tjeret: Nuk do shume mend qe faqja ime e Instagramit eshte hackuar, dhe “njoftimet” e lena ne faqen time, tashme te fshira, jane ceshtje inati. Keshtu qe kursejini titujt “Oriola pret oferta per seks” dhe “Oriola ka dale nga binaret”, ose perndryshe bashke do puqemi ne rruge te tjera te cilat juve nuk do t’ju pelqejne. Askush nga ju nuk e mori mundimin te me kontaktoje personalisht dhe te kerkoje nje prononcim nga ana ime ( e meqe ra fjala, une nuk jam gazetare por e di qe kaq gje duhet ta kishit bere). Nuk kam pse te sqaroj asnje, dhe nuk kam pse t’i jap llogari askujt, por shqiptaret mesa duket ende besojne cdo gje qe shkruhet ne internet dhe marrin cdo shpifje per seriozisht. Te dashur lexues te ketyre mediave qesharake dhe karagjoze: Oriola nuk ben seks me leke. Oriola nuk pret oferta. Oriola nuk ka dale nga binaret. Perkundrazi, jam shume e shendetshme menderisht. I vetmi njeri ketu qe ka probleme mendore eshte personi qe me ka hackuar Instagramin (te cilin une do ta ekspozoj shume shpejt), dhe “gazetaret” qe guxojne shkruajne lajme me tituj te tille vetem per clickbait pa menduar qe une kam ndjenja dhe kam edhe familje, dhe fjalet nuk te vrasin por te lendojne.
Kete moment (reagimin tim) duhet te kishit pritur per lajm, jo absurditetet qe shkruan qe me ka hackuar instagramin. Se nuk thone kot: Mund te largosh djalin nga fshati por jo fshatin nga djali. ;)”, tha ajo në postimin e bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat