Vazhdojnë reagimet për Fjolla Morinën: Ça dreqin duan në 11 të natës kalamajt aty

Mediale Vip

Vazhdojnë reagimet për Fjolla Morinën: Ça dreqin duan në 11 të natës kalamajt aty

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 08:48
Fjolla Morina

Moderatorja e njohur i ka dalë në mbrojtje Fjolla Morinës.

Këngëtarja Fjolla Morina para pak ditësh e ka mbajtur një koncert në Skenderaj.

Ajo u shfaq e veshur në mënyrë tejet provokative dhe kjo ngjalli reagime të shumta por kësaj radhe me akuza kundrejt saj.

Kjo për faktin se në atë koncert kishte fëmijë dhe se këngëtarja kërcente në mënyrë joshëse.

Lidhur me këtë reagimet ishin të shutma, madje edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës patën kritika, mirëpo ka pasur të atillë që i kanë dalë në mbrojte Fjollës.

Moderatorja Fatma Haxhialiu i ka thënë disa fjalë duke theksuar se fëmijët nuk do të duhej të ishin aty në orën 11 të natës.

“Mama te indinjuara për Fjollën qe këndoi e veshur me body në koncert, një pyetje kam për ju;Fjolla, kalamajtë e vet i kishte ne shtëpinë e saj, në gjumë.Kalamajtë tuaj, ca dreqin duan në 23.00 te natës, në mes të sheshit duke parë Fjollën? A mos vallë duhej të kishin ngrenë darkën dhe të ishin në gjumë kalameqerit tuaj gjithashtu???”, shkruan moderatorja në mbrojtje të këngëtares”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat