Ka mbaruar përfundimisht? Kylie Jenner heq nga rrjetet sociale Jordyn Woods pas skandalit të radhës

Mediale Vip

Ka mbaruar përfundimisht? Kylie Jenner heq nga rrjetet sociale Jordyn Woods pas skandalit të radhës

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:45
Kylie Jenner dhe Jordyn Woods

Skandali i tradhtisë së Tristan Thompson dhe Jordyn Woods solli një krizë në shoqërinë midis kësaj të fundit dhe Kylie Jenner. Dy shoqet që dikur ishin të pandara, arritën në një pikë ku vetëm përshëndeteshin me njëra-tjetrën nëse rastisnin në të njëjtin event. Mirëpo së fundmi, në internet ka qarkulluar një video ku Jordyn shfaqet duke kërcyer në një klub me një tjetër ish-partner të Khloe-s, James Harden. Sipas ‘TMZ’, Woods dhe basketbollisti i njohur janë takuar rastësisht dhe kanë vendosur të kalojnë bashkë disa momente. Kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga Kylie, e cila e ka fshirë Jordyn nga rrjetet e saj sociale, duke lënë të kuptohet se nuk ka më asnjë shans pajtimi. ‘TMZ’ raporton se Woods dhe Harden takohen për një kohë të gjatë tashmë dhe ajo që ka acaruar më shumë motrat e familjes Kardashian-Jenner, kanë qenë gënjeshtrat e mikeshës së saj. Nga ana tjetër, Jordyn vazhdon të ndjekë Kylien dhe faqet e tjera të ‘Kylie Cosmetics’ në ‘Instagram’. Nuk e dimë nëse do ketë një tjetër reagim nga ana e modeles si në skandalin e parë, por kjo gjë mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat