Pas 8 vitesh lidhje, Vanessa Hudgens është gati për t’u martuar

Mediale Vip

Pas 8 vitesh lidhje, Vanessa Hudgens është gati për t’u martuar

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:54
Vanessa Hudgens dhe Austin Butler

Që nga viti 2011 Vanessa Hudgens dhe Austin Butler po jetojnë një histori të bukur dashurie. Lidhja mes dy aktorëve konsiderohet e konsoliduar dhe tashmë Vannesa duket se është gati të martohet me të dashurin e saj. Burime pranë çiftit kanë treguar për “Hollywood Life” se aktorja e njohur është e impresionuar nga Austin si njeri. Këta persona të brendshëm kanë rrëfyer se lidhja mes tyre po forcohet akoma dhe më shumë me kalimin e kohës dhe se Vannesa është e sigurt se Butler do të jetë babai i fëmijëve të saj. “Vannesa po pret për një unazë fejese. Ajo do të martohet së shpejti me Austin. Ai mund t’i kishte propozuar shumë kohë më parë dhe Vannesa e sigurt që do e kishte pranuar. Miqtë e Vannesas janë gjithë kohës duke e mbajtur nën presion për t’i propozuar asaj”, kanë thënë burimet. Ata kanë shtuar se kjo kohë po afron dhe se Butler mund t’i propozojë Hudgens këtë vit, ndoshta në ditën e lindjes së aktores. Vannesa feston ditëlindjen në 14 dhjetor, ndaj tani të gjithë do të presin me padurim për të parë në qoftë se Austin do të marrë guximin për ta  pyetur nëse do të martohet me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat