A mund ta besoni se JLo i mbushi 50 vjeç, këtë dhuratë superlukoze e mori

Mediale Vip

A mund ta besoni se JLo i mbushi 50 vjeç, këtë dhuratë superlukoze e mori

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 16:26
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez e ka festuar ditëlindjen e saj të 50-të në një festë madhështore ku të ftuar ishin 250 persona.

Diva e muzikës kishte në krah të saj të fejuarin 7 vite më të vogël, Alex Rodriguez ndërsa mes të ftuarve ishin edhe DJ Khaled dhe Ashanti.

Festa u mbajt në shtëpinë 32 milionë dollarëshe të JLo në Miami të mërkurën mbrëma.

Edhe pse sapo mbushi plot 50-vjeç këngëtarja ishte më në formë se kurrë dhe dukej rrëzëllitëse në një fustan ngjyrë ari. Vajza e ditëlindjes ishte e vetmja që ishte veshur nga këmbët te koka me ngjyrë ari pasi ishte siguruar që t’u kërkonte të ftuarve që të visheshin me të bardha.

Dhurata marramendëse e festës së ditëlindjes ishte një Porsche ngjyrë e kuqe me vlerë 140 mijë dollarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat