Kur prindërit e Dua Lipës ishin të rinj, Dukagjin Lipa sjell fotografi nga koha kur ishte me flokë të gjata

Mediale Vip

Kur prindërit e Dua Lipës ishin të rinj, Dukagjin Lipa sjell fotografi nga koha kur ishte me flokë të gjata

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 12:35
Dua Lipa me prindër

Prindërit e Dua Lipës tashmë nuk janë të panjohur për audiencën shqiptare të këngëtares.

I ati i saj, Dukagjin Lipa, ka qenë roker i njohur në Kosovë në vitet e 90-ta, si solisti i grupit “ODA”, ndërsa tani viteve të fundit merret me organizimin e festivalit “Sunny Hill”.

Dukagjini është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar shumë vite më parë, kur bashkë me gruan e tij, Anesën, ishin për pushime në Ulqin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Throwback Sunday ? #summer #90s

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

Në atë kohë, Lipa ishte me flokë të gjata, ndërsa e ëma e këngëtares nuk ishte bionde ashtu siç është sot.

“E diela e kthimit”, ka shkruar Dukagjin Lipa në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime komente të shumta, ndërkohë që edhe vet Dua ka komentuar këtë fotografi duke shkruar “O Zot i madh”.

Përndryshe, ka ngelur më pak se një javë që nga fillimi i festivalit “Sunny Hill” të cilin Dukagjin Lipa e organizon, dhe këtë javë në Kosovë pritet të vijë edhe Dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat