Morena Taraku ‘prek’ të gjithë me dedikimin për nënën e ndjerë

Mediale Vip

Morena Taraku ‘prek’ të gjithë me dedikimin për nënën e ndjerë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 18:16
Morena Taraku

Morena Taraku ka emocionuar publikun me fjalët kushtuar nënës.

Morena Taraku me anë të disa shkrimeve shpeshherë kujton nënën e saj të ndjerë për të cilën ka ende shumë mall.

Këngëtarja e cila humbi personin më të dashur për të me një postim në Instagram të cilin ja dedikon të ëmës ka prekur të gjithë emocionalisht.

Image

“Ku janë tortet e vogla që gatuheshin nga duart më të ëmbla në botë. Ku janë gotat me ujë që më ipeshin nga duart më të bekuar në botë. Po ajo fytyra e buzëqeshja që bekonin sytë e mi? E ku është dora parë që ishte zgjatje për mua? Ku janë ditët më të bukura të jetës sime? Ku është shkopi magjik që plotësonte ëndrrat e fëmijërisë time? Po tavolina më e ngrohtë që servohej nga një Mbretëreshë ku është? Ku është zëri i atij engjëlli që thërriste emrin tim: “Morena eja për të ngrënë mëngjesin se ke nevojë që të rritesh”. Por sot që jam e rritur ku je ti të bekosh përsëri? Ku janë duart e tua që ishin zgjatje për mua? Po ajo buzëqeshja e bekuar ku është tani? Sot jam e rritur ashtu si kishe dëshirë ti, dhe padyshim jam princesha jote e vogël edhe pse kam mbushur 23, e gjysmën bile edhe pa ty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat