“Na hape barkun me ato gishtat e këmbës”, Alketa Vejsiu i mbyll gojën komentueses: Ke vida mangët

Mediale Vip

“Na hape barkun me ato gishtat e këmbës”, Alketa Vejsiu i mbyll gojën komentueses: Ke vida mangët

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 16:08
Alketa Vejsiu

Një ditë më parë, moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Alketa Vejsiu, ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto, e cila është komentuar shumë.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, Alketa shfaqej e veshur me një kostum të zi dhe me shapka, ndërkohë mban në sy edhe një palë syze.

Kjo pozë nuk i ka shpëtuar syrit kritik dhe gishtat e saj kanë rrëmbyer vëmendjen e komentuesve. Njëra prej tyre i shkruan: “Po na hap barkun me ato gishta. Të gjithë i mbulojnë difektet, ti i nxjerr”.

Komenti është lexuar nga Alketa e cila nuk ia ka përtuar me përgjigjen. Ajo ka treguar se gishtat janë siç i ka bërë natyra dhe nuk ka përse t’i fshehë.

“Tani po mendoj ; si t’ja bëj që të të mbyll barkun ty, se gishtat i kam ashtu siç i kam, të gjatë si gjithë gjymtyrët, edhe si gjuha ime e gjatë që s’duhet t’ja përtonte të gjithë atyre që duan të marrin një sharrë e të mi presin! Gishtat e mi nuk janë dru që priten për të bërë zjarr zonjë e dashur! Une s’merrem me pamjen e grave, se janë vepra të Zotit të gjitha dhe secila është unike ashtu siç e ka bërë natyra.Por merrem me ato vidat mangët në tru që secila mund t’i rregullojë! Këtë po mund ta ndryshosh. Ndoshta prera e gishtave të mi do shërbente si zevëndësim i vidave që ju mungojnë, por dua t’ju them që janë shumë të dobishme aty ku janë dhe une kujdesem shumë që të jenë të pastra dhe të bukura siç i sheh në foto! Kaq për sot! Të diel të mbarë”, ka shkruar Vejsiu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat