“Për ty”, një super projekt unik nga Arbër Dauti

Mediale Vip

“Për ty”, një super projekt unik nga Arbër Dauti

Nga: Maksim Gjokaj Më: 30 korrik 2019 Në ora: 17:33
Arbër Dauti

Pas disa konkurseve ku vlerësohet shumë talenti si në Belgjikë ku edhe ka jetuar e deri në Turqi tashmë erdhi koha që ai të sjellë projektin e tij të parë muzikor. Po flasim për këngëtarin e ri simpatik dhe me stil të veçantë Arbër Dauti i cili ka sjell vërtetë një këngë të bukur që ka nisur të pritet mjaft mirë me titull "Për ty".

Kënga është prodhim nga teksti deri te klipi i Blackfish e ku ai ka gjetur pasi ka hulumtuar tregun shqiptar, gjuhën e përbashkët dhe i është falenderues për punën dhe bashkëpunimit serioz Genc Prelvukaj.

Artisti i ri por me një të ardhme të sigurt në muzikë është nga Mitrovica me origjinë por lindur dhe rritur në Belgjikë ku ka tashmë dhe familjen atje e angazhimet muzika por dhe puna e re e kanë sjellë në Prishtinë ku stili dhe talenti i ti po pëlqehet dhe komentohet shumë duke qenë kudo i ftuar në media.

E nëse ende se keni dëgjuar këngën e tij mjafton të klikoni në Youtube me emrin e tij dhe vërtetë do tju pëlqejë pasi projekti i tij muzikor është ndryshe nga këngët e zakonshme të kësaj vere.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat