Dafina Dauti konfirmon lidhjen e re me këngëtarin Tafil Kurtishi

Mediale Vip

Dafina Dauti konfirmon lidhjen e re me këngëtarin Tafil Kurtishi

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 19:48
Dafina Dauti dhe Tafil Kurtishi

Këngëtarja e njohur, Dafina Dauti, është shumë e pëlqyer për këngët e saj dhe është vazhdimisht aktive me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Ndonëse është “e ndjekur” nga mediat rreth jetës së saj profesionale, jo rrallë herë anash ka ngelur edhe jeta e saj private.

Dafinën e kemi njohur gjithmonë si një nënë beqare, e cila krahas muzikës i është përkushtuar shumë rritjes së vajzës së saj, Elizabetës.

Në kaq shumë vite, duke mos pasur kohë për një lidhje – gjërat tanimë kanë ndryshuar.

Ka tash e sa kohë që këngëtarja Dauti po përflitet se është në lidhje me këngëtarin Tafil Kurtishi – lajm ky i cili po del të jetë i vërtetë.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet artistja në një prononcim duke thënë se është e lumtur tashmë që ka krijuar një lidhje të re.

“Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë për ju. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”, tha Dafian Dauti për Telegrafin.

Tutje, në vazhdimësi Dafina ka bërë të ditur se si erdhi deri te takimi i parë me Tafilin, i cili duket të ketë qenë një moment shumë romantik në një qytet bregdetar.

“Jemi njoftuar në Shëngjin. Kemi qenë bashkë në një mbrëmje muzikore, pasi që të dy jemi këngëtarë. Më pas, kemi pasur edhe mbrëmje tjera bashkë dhe kemi pasur mundësi akoma më shumë të njihemi më mirë dhe sot ja ku jemi, dy të dashuruar”, ka thënë tutje Dafina.

Tashmë që mes dyshes ka një lidhje serioze, fansat me të drejtë mund të pyesin nëse është në planet e afërta një martesë?

Dauti tregoi se ende nuk është gati ta veshë vellon e bardhë, dhe se këtë gjë po ia lë kohës.

“Këtë gjë nuk e di. Ne jemi duke e përjetuar dashurinë çdo ditë e më shumë dhe nuk e kemi menduar dasmën akoma. Por, nëse do ndodh, padyshim që do bëhet publike”, ka treguar tutje këngëtarja.

Dafina Dauti përndryshe vite më parë ka qenë edhe njëherë e martuar, ndërsa me ish-bashkëshortit ruan raporte miqësore vetëm sa i përket rritjes dhe edukimit të vajzës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat