Dua Lipa: Prishtinë, po vijmë

Mediale Vip

Dua Lipa: Prishtinë, po vijmë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 22:41
Dua Lipa

Artistja shqiptare, Dua Lipa, do të vijë në Kosovë për pak ditë.

Ajo do të jetë prezente për të ndjekur nga afër performancën e kolegëve të saj, në festivalin “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i Duas, Dukagjini.

Këtë ardhje, këngëtarja shqiptare po e pret me padurim dhe këtë gjë e ka treguar edhe përmes postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, të realizuar gjatë pjesëmarrjes së saj të fundit në festivalin “Glastonbury”, që mbahet në Londër.

Dua ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se është shumë entuziaste për ardhjen e saj këtu.

“Prishtinë, po vijmë”, ka shkruar ndër të tjerash artistja Lipa përbri fotografisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat