Capital T paralajmëron koncert të madh solistik më 19 shtator në Tiranë

Mediale Vip

Capital T paralajmëron koncert të madh solistik më 19 shtator në Tiranë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 23:03
Capital T

Data 19.09.2019 do të jetë e veçantë këtë vit për rep-artistin e njohur kosovar, Capital T.

Kjo pasi ai do të realizojë një koncert të madh solistik në Tiranë, që njëherësh është i pari i karrierës së tij në të tilla përmasave.

Këtë Capital T e ka bërë të ditur përmes një videoje 3D të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaq dukjen e skenës e cila do të ngritet në datën e 19 shtatorit.

“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19 Koncerti i parë i karrierës time, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza”, ka shkruar Capilat T në Instagram.

Duket se ky koncert do të jetë më i madhi deri më tani në rrugëtimin muzikor të reperit.

Capital T përndryshe shquhet si një prej emrave më eminentë viteve të fundit në muzikën hip-hop, i cili numëron hite të shumta në karrierë që gjithnjë janë pritur mirë nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat