Ishte nisur për koncert në Mitrovicë, Dhurata Dora nuk arrin dot në kohë dhe i anulohet mbrëmja

Mediale Vip

Ishte nisur për koncert në Mitrovicë, Dhurata Dora nuk arrin dot në kohë dhe i anulohet mbrëmja

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 12:02
Dhurata Dora

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, kishte planifikuar që së fundmi të mbante një koncert në qytetin e Mitrovicës.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, kjo pasi gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.

Përmes një postimi të bërë në InstaStory, Dhurata ka treguar se për shkak të disa pengesave që i dolën në rrugë, ajo nuk ka mundur të arrijë në kohë.

“Mitrovicë e dashur, kërkoj falje nga zemra që nuk isha sonte e pranishme në koncert. Për shkak të pengesave në rrugë nuk kemi mundur të mbërrijmë në kohë. Shihemi shumë shpejt”, ka shkruar Dora në InstaStory.

Përndryshe, Dhurata ka qenë njëra ndër këngëtaret më aktive dhe të suksesshme këtë verë.

Dueti  “Zemër” me Soolking është një prej këngëve absolut më të dëgjuara të kësaj vere. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat