Meghan Markle lanson linjën e modës për qëllime humanitare

Mediale Vip

Meghan Markle lanson linjën e modës për qëllime humanitare

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 18:27
Meghan Markle

Dukesha e Sussex Meghan Markle ka lansuar linjën e modës për të mbështetur një bamirësi duke ndihmuar gratë e papuna të gjejnë punë.

Meghan Markle është bashkuar me stilisten dhe miken e saj Misha Nonon dhe kompanitë britanike Marks & Spencer, John Lewis & Partners dhe Jigsaw për të krijuar një koleksion të rrobave të punës dhe për të ndihmuar bamirësinë Smart Works.

Dukesha e Sussex për numrin e shtatorit të British Vogue shkroi se koleksioni do të shitej në baza një-për-një, që do të thotë se çdo pjesë e blerë do të dhurohej për qëllime humanitare.

Organizata Smart Works siguron rroba dhe veshmbathje për intervista të grave të papuna, dhe deri më tani ka ndihmuar më shumë se 11.000 gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat