Tjetër rekord për Beckham, do të blejë apartamentin më të shtrenjtë në botë

Mediale Vip

Tjetër rekord për Beckham, do të blejë apartamentin më të shtrenjtë në botë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 22:10
David Beckham dhe gruaja e tij

David Beckham është gati të vendosë një rekord absolut: 40 milionë euro për një apartame nt në  Miami. Ish-Spice Boy dhe gruaja e tij mund t'i lejojnë vetes banesën më të shtrenjtë në botë.

Siç ka bërë të ditur "The Sun", ish-futbollisti është gati të realizojë një super blerje: një apartament në Miami që ka një vend për uljen e helikopterit në tarracë.

Kurrë më parë nuk është blerë një shtëpi me një vlerë të tillë dhe ky do të ishte një rekord i jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për një ndërtesë të krijuar nga e ndjera Zaha Hadid, arkitekte me famë botërore.

Image

Ndërtesa është e 215 metra e lartë, ka 62 kate dhe një pishinë, e cila është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me plazhin e Miami-t. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat