Serena Williams krijon fustanin që është i përshtatshëm për secilën femër

Mediale Vip

Serena Williams krijon fustanin që është i përshtatshëm për secilën femër

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:24
Serena Williams

Serena Williams gjithmonë ka qenë e njohur për modë, qoftë brenda apo jashtë fushës sportive.

Ajo asnjëherë nuk i ka lënë kritikat të ndikojnë në veshjet e saja. Madje, Williams njihet se vesh rroba të cilat e bëjnë atë të ndihet komode dhe e fuqishme.

Tani ajo ka linjën e saj të modës dhe koleksioni i fundit është vlerësuar si shumë i mirë.

Serena ka dizajnuar një fustan të kuq i cili, në plot kuptimin e fjalës, është i përshtatshëm për secilën femër, pavarësisht formës së trupit.

Fustani është i gjatë deri te gjunjët dhe përpara ka një dizajn elegant.

Për ta demonstruar se si përshtatet për çdo formë të trupit, kampionia e tenisit e ka postuar një video të sajën me gjashtë femra duke e veshur këtë fustan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat