Dua Lipa ka njoftuar ndjekësit se është bërë imazh i brendit të njohur të parfumeve.
Bëhet fjalë për parfumin “YSL Beauty”, ndërsa lajmin e konfirmoi përmes një fotografie në Instagram.
Në foto, këngëtarja u shfaq atraktive teksa po mbante parfumin në duar, ndërsa u shpreh e lumtur që është pjesë e këtij brendi.
“Aq krenare që më në fund ju zbulova LIBRE aromën e re të lansuar nga Yves Saint Laurent Beauty”, ka shkruar Dua.
Kujtojmë se Dua Lipa vjen në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, i cili mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.