U gjet e zhveshur dhe me fytin e prerë brenda një valixheje, ish-i dashuri zbulon se pre e vrau modelen: Më tha nuk isha i mirë në seks

Mediale Vip

U gjet e zhveshur dhe me fytin e prerë brenda një valixheje, ish-i dashuri zbulon se pre e vrau modelen: Më tha nuk isha i mirë në seks

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:55
Ekaterina K

Pak ditë më parë u gjet e vdekur në banesën e saj një blogere e bukurisë, Ekaterina K. 24-vjeçarja nga Rusia u gjet e zhveshur, me fytin e prerë dhe e qëlluar disa herë me thikë.

Nga hetimet e para të policisë vendase, rezultoi se vrasja kishte ndodhur për shkaqe xhelozie nga ish- partneri 32-vjeçar i modeles.

Së fundmi, ai duket se e ka pranuar krimin përpara policisë dhe ka rrëfyer se e kishte bërë pasi Ekaterina kishte fyer aftësitë e tij seksuale.

“Ajo më ofendoi shumë herë. Më tha që nuk isha i mirë në seks. Nuk mund ta duroja”- është shprehur 32-vjeçari, duke shtuar se e kishte goditur pesë herë me thikë në qafë dhe në gjoks.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat