Dua Lipa në konferencë : “Po ndihem krenare me këtë organizim të festivalit”

Mediale Vip

Dua Lipa në konferencë : “Po ndihem krenare me këtë organizim të festivalit”

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 10:26
Dua Lipa

Dua Lipa është shfaqur në konferencë për shtyp që i paraprinë fillimit të festivalit të madh ‘Sunny Hill Festival’ i cili pritet të filloj sot, për të vazhduar për 3 ditë radhazi.

Dua Lipa ndër të tjera ai ka thënë se ndihet shumë krenare për organizimin e këtij festivali pasi është një mundësi e madhe e promovimit të Kosovës, dhe Prishtinës nëpër botë. 

Ajo mezi e pret fillimin e këtij festivali ku do të marrin pjesë emra të njohur si : “Calvin Harris, Miley Cyrus apo Gashi” si dhe shumë artistë shqiptarë.

Pjesë e konferencës ishte edhe Dukagjin Lipa babai i Duas i cili njëherit është edhe organizatori kryesorë i festivalit, gjithashtu pjesë e konferencës ishte edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili u shpreh mjaft i kënqur për festivalin që pritet të filloj sot.

“Dua është shembulli më i mirë që mund të arrish shumë edhe nga Kosova”: tha ndër të tjera Shpend Ahmeti. 

“Vazhdoj ti falënderoj gjithë ata që e promovojnë qytetin tonë, Dua është ambasadori më i mirë i shqiptarëve.”, shtoi kryetari i Prishtinës.

Dua Lipa në konferencë (Drejtpërdrejt)

Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival mbajnë konferencë për të prezantuar projektin “Sunny Hill Foundation Music & Art Center”.

Prezente është edhe Dua Lipa, fituese e çmimeve Grammy dhe Brit Awards.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat