Dukagjin Lipa: 50 mijë euro më shumë janë ndarë për bamirësi këtë edicion në ‘Sunny Hill Festival’

Mediale Vip

Dukagjin Lipa: 50 mijë euro më shumë janë ndarë për bamirësi këtë edicion në ‘Sunny Hill Festival’

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 12:25
Dukagjin Lipa

Dukagjin Lipa dhe Dua Lipa janë në konferencën e fundit për media para fillimit të festivalit natën e sotme.

Gjatë intervistës babai i Duas njëkohësish organizatori i këtij organizimi ndau disa detaje për gazetarët.

“Herën e kaluar i kemi dhënë 100 mijë euro për bamirësi, shkollat e muzikës në Kosovë si dhe festivalet alternative. Qëllimi i fondacionit ka qenë që t’iu japim hapësirë më shumë të rinjve shqiptarë, ku do të xhirojnë këngë të reja dhe zhvillojnë talentin e tyre. Këtë vit do t’i ndajnë 150 mijë euro dhe këtë do ta bëjnë në marrëveshje me kryetarin e Prishtinës”, tha Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat