Ramë Lahaj: Ju dua shqiptarët e mi qysh e do nëna fëmijën

Mediale Vip

Ramë Lahaj: Ju dua shqiptarët e mi qysh e do nëna fëmijën

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:01
Ramë Lahaj

Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, pas koncertit të mbajtur mbrëmë në Prishtinë, sot ka bërë një postim emocional në Facebook.

Ai ka shprehur dashurinë e tij për kombin dhe krenarinë që i përket shqiptarëve.

“Ju dua, qysh e do nana fëmijën, ohh shqiptarët e mi të dashur! E ju premtoj se cdo vit kam me ju dhanë një koncert të këtillë, për çdo vit kemi me i këndue bashkë dashnisë e lirisë”, ka shkruar Lahaj ndër të tjerash.

Ai gjithashtu falënderoi komunën e Prishtinës që ishte nikoqire e koncertit dhe kolegët e tij ndërkombëtarë që erdhën për të perfomuar.

Statusi i tij i plotë:

Mundesh me qenë me fat, me i rae tanë dynjasë rreth e përqark, po dashninë si në tokën nanë s’e gjen askund! Aty ku ta shijojnë e dëgjojnë çdo frymëmarrje, sikur të ishte e fundit. Aty ku vuajtja e gëzimi na rrëmbejnë njëkohësisht, sepse kemi vuajt shumë që m’u mbledhë kështu… pa frikën nga pushtuesi, e për të k’nue gjithçka që na do zemra në tokën që sakrifikuam aq shumë për të.

Nga sheshi i të madhit Skënderbe, e me hovin e trokut të tij, sh’iptarët do t’i biejnë botës anë e mbanë, për me tregue që jemi diamanti i Evropës, jo ai qe ju është e shtremnue ndër shekuj!

Ju dua, qysh e do nana fëmijën, ohh sh’iptarët e mi të dashur! E ju premtoj se cdo vit kam me ju dhanë një koncert të këtillë, për çdo vit kemi me i këndue bashkë dashnisë e lirisë.

Një falënderim i madh për komunën e Prishtinës, orkestrës mbarëkombëtare dhe kolegëve të mi nga vendi e ndërkombëtarë.

I juaji përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat