Çmime marramendëse për koncertin e Jennifer Lopezit në Antalia

Mediale Vip

Çmime marramendëse për koncertin e Jennifer Lopezit në Antalia

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 16:46
Jennifer Lopz

Jennifer Lopz gjatë ditëve të kaluara ka mbushur 50 vjet dhe me këtë rast ka marrë urime dhe dhurata të shumta.

Ajo ka kohë që ka nisur një turne koncertal, “I’ts my party”, ku po performon anekënd planetit të tokës.

Një koncert të tillë do ta mbajë edhe në qytetin turistik turk të Antalias, ku pritet të ketë edhe adhurues të shumtë në sallën komcertale.

Por, ajo që ka bërë bujë të madhe janë çmimet e biletave, të cilat janë tejet të shtrenjta pasi që është numri i kufizuar i njerëzve që do të mund ta përcjellin paraqitjen e saj.

Haberturk ka raportuar se bileta VIP do të kushtojë hiq më pak se 50 mijë euro gjersa më e lira deri 1000 sosh ndërsa koncerti do të mbahet më 6 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat